Dy muaj pas meçit me përfundim kontravers në Magdeburg mes Robin Krasniqit (34) dhe Dominic Bösel (32), rikthehet në skenë edhe një herë përplasja mes tyre.
Pasi boksieri nga Kosova tashmë ka paraqitur një apel në shoqatë kundër aktgjykimit 1:2 (procedura është ende në vazhdim), ai do të ketë pesë gjyqtarë që të rivlerësojnë meçin të shtunën në Gersthofen.
Menaxheri i tij, Luan Dreshaj tha për “BILD”:
“Ne i dhamë BDB-s mundësinë ta bëjë këtë vetë. Duke qenë se nuk ka pasur asnjë përgjigje deri më sot, do ta bëjmë me iniciativën tonë”.
Rezultati më vonë do t’i dërgohet gjykatës si ekspertizë.
Krasniqi u mposht me pikë nga tre gjyqtarët me 1:2 (114:115, 112:116, 115:114)./Gazeta “Enigma”/