Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka bërë të ditur se Kombëtarja e Kosovës do të luaj miqësore me Kombëtaren e Zvicrës më 29 mars.
Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin Letzigrund në Cyrih.
Ndërsa, Ademi tha se janë në negociata për aranzhimin edhe të një ndeshjeje tjetër miqësore.
“Ndërkohë janë duke u zhvilluar negociata për aranzhimin e një ndeshjeje tjetër miqësore dhe gjithçka pritet të definohet brenda disa ditësh”, thuhet në njoftimin e FFK-së.
Për ndeshjen miqësore, ka njoftuar edhe Federata e Futbollit të Zvicrës./Gazeta Enigma/