Konfirmohet nga Prokuroria: Nuredin Lushtaku dërgohet në mbajtje për 48 orë

Konfirmohet nga Prokuroria: Nuredin Lushtaku dërgohet në mbajtje për 48 orë

Ish zëvendësministri, Nuredin Lushtaku, është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërkohë që seanca për vendimin e caktimit të masës së paraburgimit në Gjykatën themelore të Mitrovicës po vazhdon.

Lajmin e ka konfirmuar Valon Preteni, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni.  

“Po është dërguar në mbajtje për 48 orë. Seanca për paraburgim po vazhdon”, tha ai për Gazetën Express.

 Preteni tregoi se seanca për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Lushtakut dhe dy të tjerëve është duke u mbajtur në Gjykatën Themelore dhe pritet të vendoset se çka do të ndodh tutje.

Related Articles