Përgjimet e fundit të Flroentino Perezit kanë tronditur njerëzit rreth klubit të Real Madrid.
Sipas gazetës spanjolle, “El Transistor de Onda Cero”, gazetari spanjoll, José Antonio Abellán kishte shantazhuar klubin se nëse nuk do të ofroheshin 10 milionë euro, ai do t’i publikonte të gjitha materialet që kishte në dorën e tij.
Këtë e ka konfirmuar edhe Real Madridi përmes llogarisë zyrtare në Twitter.
“Onda Cero Transistor zbulon se Abellán kishte një takim në 2011 me zëvendëspresidentin e Real Madridit, Eduardo Fernández de Blas, në restorantin Combarro, në të cilin ai e shantazhoi atë duke kërkuar 10 milionë euro për të zhdukur audiot e regjistruara në mënyrë të paligjshme dhe të manipuluar”, shkroi Real Madridi në Twitter.
Në përgjimet e publikuara, Perez kishte ofenduar portierin Iker Casillas, sulmuesin Raul, Cristiano Ronaldon si dhe Jose Mourinhon!