Shqipëria do të përballet, në kuadër të kualifikueseve të EURO 2024, me Republikën Çeke më 7 shtator në Pragë dhe me Poloninë më 10 shtator në “Air Albania”.
Kuqezinjtë kërkojnë rezultate sa më pozitive në këto dy takime, duke bërë më pas një tjetër hap të madh drejt kualifikimit në Kampionatin Evropian.
Të drejtuarit e Sylvinhos janë momentalisht në vendin e dytë në grup, duke siguruar 6 pikë nga 3 ndeshjet e para, me një humbje ndaj Polonisë dhe dy fitore ndaj Moldavisë, respektivisht Ishujve Faroe.
Shefi i departamentit të komunikimit në FSHF, Andi Vreçani ka konfirmuar për ‘GazetaBlic Sport’ se 1200 tifozë polakë do të jenë të pranishëm të dielën në ‘Air Albania’, për ndeshjen mes Shqipërisë dhe Polonisë.
Kujtojmë që herën e fundit kur tifozët polakë ishin në ‘Air Albania’, kishin shkaktuar shumë probleme, duke u përplasur me tifozët shqiptarë.