Shqipëria nis këtë të hënë në mbrëmje në transfertën e Varshavës ndaj Polonisë fushatën kualifikuese për Euro 2024.
Në një lidhje direkte nga Varshavë foli Drejtori i Marrëdhënieve me Jashtë në FSHF, Erand Ibrahimi.
Duke folur për situatën në delegacionin e Shqipërisë dhe pjesën organizative Ibrahimi theksoi se situata është shumë positive, ndërsa pohoi se 700 tifozë shqiptarë do të jenë prezent.
“Besoj se i kemi të gjitha detajet të finalizuara, kemi diskutuar për të gjitha çështjet organizative me UEFA-n edhe për tifozerinë. Është një ndeshje që konsiderohet me rrezikshmëri të lartë. Do të kemi rreth 700 tifoz dhe të gjithë shpresojmë që do marrim rezultat pozitiv. Fryma e ekipit është shumë pozitive, ndaj nuk mendoj se mungon diçka kësaj ndeshje” – deklaroi ai për Supersport.
Ndeshja ndërmjet Polonisë dhe Shqipërisë do të luhet sonte me fillim nga ora 20:45 në stadiumin kombëtar në Varshavë.
Polonia dhe Shqipëria janë në Grupin E së bashku me Çekinë, Ishujt Faroe dhe Moldavinë.