Çekia po përballet me përmbytje të mëdha të shkaktuara nga Stuhia Boris.
Tashmë për pasojë është konfirmuar edhe viktima e parë.
Bëhet fjalë për një person të vdekur i cili u gjend në lumin Krasovka në veri të Moravisë.
Siç njoftojnë mediat e huaja, policia ka raportuar shtatë persona të zhdukur për shkak të përmbytjeve të cilët kanë rënë në lumenj, përcjellë Gazeta Enigma.
Ndër qytetet më të goditura është qyteti i Kmovit në Moravi, ku sipas njoftimeve diku rreth 70-80% e qytetit është nën ujë.
Madje sipas kryebashkiakut situatë është shumë më e keqe tani sesa në përmbytjet katastrofike të vitit 1997.
Ndërkaq edhe Kosova dje ka shperhur gatishmërinë për ta ndihmuar Çekinë, përmes kapaciteteve të kërkim-shpëtimit. /Gazeta Enigma
Konfirmohet viktima e parë e përmbytjeve në Çeki
