Konfiskohen 21 patentë shoferë për 24 orë

Konfiskohen 21 patentë shoferë për 24 orë

Policia e Kosovës ka konfiskuar 21 patentë shoferë gjatë 24 orëve.

Kështu, sipas njoftimit gjatë 24 orëve të kaluara (22.01.2024), patrullat policore kanë kryer patrullime parandaluese si dhe kanë realizuar 543 Pika Kontrolli për Automjete.

“Për ata drejtues automjetesh që kanë bërë shkelje më të rënda të rregullave të trafikut rrugor, policia ka konfiskuar 21 patentë shoferë”.

Derisa ndodhemi në sezonin e dimrit, ku në rrugë mund të ketë ngrica e borë, apelojmë te të gjithë drejtuesit e automjeteve, që shpejtësinë e automjetit t’ia përshtatin kushteve të rrugëve dhe të jenë të përqendruar në ngasje”, thekson Policia e Kosovës.

Related Articles