Policia e Kosovës ka konfiskuar dy thika dhe një boks të hekurit nga tre të mitur në shkollën fillore “Shkëndija” në Hajvali.
Të dyshuarit janë investuar në prani të prindërve të tyre dhe zyrtarit të Qendrës për Punë Sociale.
“Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
Lajmin se konfiskimet e armëve të ftohta janë bërë në shkollën fillore “Shkëndija” e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.