Konfiskohen mbi 100 motoçikleta për shkelje trafiku në Gjakovë

Konfiskohen mbi 100 motoçikleta për shkelje trafiku në Gjakovë

Policia e Kosovës në Gjakovë ka ndërmarrë një aksion intensiv kundër shkeljeve të rregullave të trafikut nga motoçiklistët, duke konfiskuar gjithsej 104 motoçikleta për parregullsi të ndryshme.

Sipas njoftimit zyrtar, shkeljet përfshijnë tejkalimin e shpejtësisë së lejuar, mosvendosjen e helmetës mbrojtëse, mungesën e regjistrimit të mjetit dhe mospagimin e detyrimeve doganore.

“Përveç masave ndëshkuese ndaj motoçiklistëve, gjatë katër (4) ditëve të fundit janë shqiptuar gjithsej 765 gjoba për kundërvajtje të ndryshme. Përveç gjobave të shqiptuara janë konfiskuar 33 patentë shoferë të drejtuesve të mjeteve të ndryshme, për shkelje të rënda të rregullave të qarkullimit rrugor”, thuhet në njoftim.

Policia thekson se synimi i këtij operacioni është garantimi i sigurisë rrugore dhe parandalimi i aksidenteve me pasoja fatale.

Related Articles