Klina u trondit sot nga vrasja që ndodhi në lokalin Coyote Lounge Bar, ku një person u qëllua me armë zjarri dhe për pasojë vdiq.
Në media u raportua se i ndjeri Anton Prela po dyshohet se u vra nga Tush Frrokaj, i cili tashmë po kërkohet nga Policia.
Sinjalizuesit e Sinjalit kanë bërë me dije se viktima ka qenë mërgimtar dhe ka pasur lidhje familjare me të dyshuarin.
Në bazë të informacioneve të para, Frrokaj ishte dhëndri i të ndjerit Prela dhe motivi që çoi në vrasjen e tij dyshohet se lidhet me disa konflikte familjare.