Ka shkuar në pesë numri i personave të plagosur si pasojë e një përleshjeje që ka ndodhur në një kazino në Breznicë të Bujanocit.
Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar Prokurori i Prokurorisë Themelore të Gjilanit Agron Uka.
“Rastit i ka paraprirë një konflikt i mëhershëm mes këtyre personave, i ndodhur diku para një jave. Ka pasur përleshje mes tyre dhe aty është përdorur edhe arma e zjarrit”.
Prokurori shtoi se janë arrestuar nëntë persona.
“Brenda afatit ligjor do të bëhet edhe paraqitje e kërkesës për caktimin e masës së paraburgimit. Fillimisht për 48 orë janë ndaluar gjashtë personave e më pas edhe tre të tjerë”, tha prokurori.
Klankosova.tv mëson se deri tek konflikti erdhi për shkak të një shume të parave që të dyshuarit i kanë humbur.