Një incident ka ndodhur të enjtën rreth orës 13:32 në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
Një i mitur është arrestuar nga policia nën dyshimin se është përfshirë në një përleshje fizike me tre persona të tjerë, si pasojë e një mosmarrëveshjeje të mëhershme në rrjetet sociale.
Sipas Policisë, i mituri ka tentuar t’i godasë të dyshuarit me një mjet të mprehtë – thikë – por nuk ka arritur ta realizojë veprimin.
Gjatë kontrollit, njësitet policore kanë gjetur dhe konfiskuar një thikë dhe një sprej në posedim të të miturit.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 24 orë. Tre të dyshuarit e tjerë janë shoqëruar në stacionin policor dhe, pas konsultimit me prokurorin, janë liruar në procedurë të rregullt.
“Rr. Zahir Pajaziti, Podujevë 09.05.2025-13:32. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar -i mitur, pasi që i njëjti dyshohet për shkak të një mosmarrëveshje të mëhershme në rrjetet sociale, është përfshirë në një rrahje me tre të dyshuar tjerë. I dyshuari i mitur ka tentuar që t’i godas me një mjet të mprehtë-thikë të dyshuarit tjerë, por nuk ka arritur. Njësitet policore tek i dyshuari kanë gjetur dhe konfiskuar mjetin-thikën dhe një sprej. Me vendim të prokurorit, i dyshuari i mitur pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 24-orë, ndërsa tre të dyshuarit tjerë janë shoqëruar në stacionin policor dhe të njëjtit në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin 24-orësh.