Kongresisti amerikan: Me Osmanin folëm për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit

Kongresisti amerikan: Me Osmanin folëm për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit

Kongresisti Mike Turner, Kryetar i Komitetit të Përhershëm të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së për Inteligjencë, ka shkruar në “X” për takimin e tij me Presidenten Vjosa Osmani, gjatë vizitës në Kosovë.

Turner thotë se me Osmanin ka diskutuar për marrëdhëniet mes vendit të tij dhe Kosovës, si dhe për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, që është një dakordim mes Kosovës dhe Serbisë për normalizim të raporteve mes vete.

“Faleminderit Presidentja Vjosa Osmani për mikpritjen në Kosovë. E shijova diskutimin tonë rreth raporteve strategjike mes SHBA-së dhe Kosovës dhe rëndësinë e zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit për të arritur paqe në rajon”, ka shkruar kongresisti amerikan.

Presidentja e takoi Turner të enjten në Prishtinë.

Sipas një njoftimi të zyrës së saj, ajo ka përmendur bashkëpunimin mes dy shteteve në fushën e sigurisë dhe aspiratat e Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, përfshirë NATO-n.

Related Articles