Kongresmeni amerikan nominon Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen

Kongresmeni amerikan nominon Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen

Donald Trump është nominuar për Çmimin Nobel për Paqen nga një kongresmen amerikan, pasi ndërmjetësoi marrëveshjen e armëpushimit midis Izraelit dhe Iranit, raporton Fox News.

Republikani Buddy Carter, nga Xhorxhia, i shkroi Komitetit të Çmimit Nobel për Paqen, duke deklaruar se Trump kishte një “rol të jashtëzakonshëm dhe historik” në përfundimin e “konfliktit të armatosur midis Izraelit dhe Iranit”.

Ai shtoi se Trump njëkohësisht bëri edhe parandalimin e sponsorizimit më të madh shtetëror të terrorizmit në botë nga sigurimi i armës më vdekjeprurëse në planet.

“Ndikimi i Presidentit Trump ishte thelbësor në arritjen e një marrëveshjeje të shpejtë që shumë e besonin të pamundur”, shtoi Carter në letër, të cilën Presidenti e ndau edhe në llogarinë e tij në rrjetet sociale Truth.

Related Articles