Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, u ka thënë deputetëve që ta ndërprejnë seancën e Kuvendit, pasi nuk po votojnë për projektligje, raporton Gazeta Blic.
Dikush nga opozita ka thënë që të votohet Trusti, ndërsa ai duke qeshur ka thënë se nuk ka Trust, pasi nuk po i votojnë projektligjet tjera, andaj po e mbyllin dhe po shkojnë në shtëpi.
“Nëse nuk kalon edhe projektligji tjetër, a e ndërprerjmë krejt seancën se s’ka kuptim. Jo qysh, çfarë Trusti. Po e ndërprerjmë, s’ka Trust, çfarë Trusti. Ose funksionon Kuvendi ose jo, çfarë Trusti. Po e ndërprejmë vëlla edhe ditën e mirë. Mos boni hajgare kështu. Ose qysh du unë ose nuk funksionon Kuvendi a? Jo s’ka kështu. Veç edhe këtë projektligj e votoj edhe po shkojmë ka shpija”, tha Konjufca.