Konjufca deputetëve të Vetëvendosjes: Uluni dhe mos bëni zhurmë

Konjufca deputetëve të Vetëvendosjes: Uluni dhe mos bëni zhurmë
Ka filluar seanca plenare e Kuvendit të Kosovës.

Kjo seancë ka nisur me betimin e deputetëve të rinj të Listës Serbe, që do të zëvendësojnë të dorëhequrit nga nacionaliteti serb.

Por edhe në këtë seancë, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca pati vërejtje për zhurmën në seancë.

Madje Konjufca ka kritikuar deputetët e partisë së cilës i takon edhe ai.

“Deputetët e VV-së a mundeni mos me bë zhurmë edhe me u ulë në vendet tuaja”, tha Konjufca.

Related Articles