Konjufca do të mungojë 10 ditë në seanca, kjo është arsyeja

Konjufca do të mungojë 10 ditë në seanca, kjo është arsyeja

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka pësuar një lëndim fizik, e si rezultat i këtij lëndimi ai s’do të jetë në punë për 10 ditë.

Këtë e ka bërë të ditur shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila.

“Kryetari i Kuvendit prej sot e 10 ditë të tjera nuk do të jetë në kuvend, në vendin e tij të punës për arsye shëndetësore, kryetari ka pasur një lëndim fizik mbrëmë dhe për këtë arsye me rekomandimin e mjekut duhet të qëndrojë në shtëpi në mënyrë që të ketë rikuperim të këmbës”, u shpreh ajo.

Related Articles