Sot po zhvillohet protesta e thirrur nga organizatat e dala nga lufta, ku po kërkohet që edhe veteranët të përfshihen në rritjen e pagës minimale.
Kësisoj, në Kuvend ka pasur përplasje të vazhdueshme, gjë që ka shtyrë Kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, të thërret një pauzë prej një ore.
Kjo pauzë e vendosur nga Konjufca, ngjalli reagim nga ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL -UÇK Faton Klinaku.
Klinaku rreth pauzës së vendosur nga Konjufca ka deklaruar se kryetari i kuvendit mendon që i lodh veteranët me pauza, por që diçka e tillë nuk do të ndodhë.
“Konjufca po mendon se po na lodhë me pauzë, por ne do të qëndrojmë”, ka thënë Klinaku.
Po ashtu veteranët gjatë ditës së sotme kanë kërkuar vazhdimisht që të takohen me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Ndërsa ky i fundit, ka thënë se takimi mes qeverisë dhe organizatave të dala nga lufta mund të bëhet nesër.
Kujtojmë se kjo është protesta e dytë e veteranëve përballë kuvendit të Kosovës.