Konjufca e uron 4 korrikun: ShBA-ja, fanar i lirisë për Kosovën dhe aleati më i madh i popullit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, e ka uruar pavarësinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke thënë e ata janë pishtar i demokracisë dhe i të drejtave të njeriut dhe shtylla kryesore për paqen dhe stabilitetin në mbarë botën.

“Ishte edhe fanari i lirisë për Kosovën dhe mbetet aleati më i madh i popullit tonë. Miqësia e ngushtë midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës është e ndërtuar mbi besimin e ndërsjellë i cili ka udhëhequr lidhjet tona të forta tash e sa vite, në mbrojtje, siguri, përparim ekonomik dhe marrëdhënie tjera strategjike dhe ndërnjerëzore”.

“Ky bashkëpunim dhe partneritet çdo ditë po rritet dhe po forcohet edhe më shumë. Populli i Kosovës qëndron i përkushtuar, siç ka qëndruar gjithmonë, krah Shteteve të Bashkuara. Do të punojmë së bashku për të adresuar sfidat e ndryshme si në rajon ashtu edhe në rrafshin global”,ka shkruar Konjufca në rrjetin social Facebook.

Related Articles