Ditë më parë Imami Drilon Gashi u shkarkuar nga pozita e këshilltarit të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.
Gazetari i lajmi.net, Zgjim Sefa, ka pyetur kryetarin e Kuvendit Glauk Konjufca se cila ka qenë arsye se perse imami Hoxha është shkarkuar nga kjo pozitë.
‘’Për Drilon Gashin mundesh me e pyt këshilltarin tim, ai e ka shkarkuar ndërsa unë vetëm e kom nënshkruar vendimin. Unë se kom pyetur këshilltarin ai m’ka pyetur mua. Unë i kom thonë që nuk është mirë që shembujt e tillë me qenë pjesë e Kuvendit dhe kabinetit’’, ka thënë Konjufca.
Konjufca po ashtu në një prononcim për lajmi.net ka folur edhe për Ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.
‘’Ai ka akuza prej Politikës.Shkarkimi i tij është një çështje që i takon Qeverisë së Kosovës’’ ka thënë shkurt Konjufca.
Po ashtu Kryetari i Kuvendit të Kosovës ka thënë se nuk e din se a do të ketë zgjedhje të reja në Kosovë por që kurdo që ato mbahen VV-ja është e gatshme.