Konjufca-Gashit të LDK-së: S’mundesh me ja dhënë fjalën me zor Besian Mustafës!

Konjufca-Gashit të LDK-së: S’mundesh me ja dhënë fjalën me zor Besian Mustafës!

Përderisa në Kuvendin e Kosovës po vazhdon të prezantohet programi qeverisës para deputetëve, kohë pas kohe po krijohen edhe keqkuptime mes tyre.

Pasi ministri Liburn Aliu iu përgjigj një pyetjeje parlamentare dhe Glauk Konjufca tha se fjalën pas tij e ka deputeti i AAK-së Pal Lekaj, aty ndodhi një situatë që shkaktoi të qeshura.

Konjufca i tha deputetit të LDK-së Arben Gashi se nuk mundet me ja dhënë me zor fjalën Besian Mustafës, pasi sipas Konjufcës ai nuk po e dëshiron.

“Fjalën tash e ka deputeti Pal Lekaj…nuk mundesh me ja dhënë fjalën me zor Besian Mustafës, Arben. A po e don fjalën jo? Nuk mundesh me ja dhanë me zor. Pal Lekaj e ka fjalën”, tha Konjufca.

Më pas në Kuvend plasën të qeshurat dhe fjalën e mori Lekaj i AAK-së.

Related Articles