Konjufca i dyti më i votuari ndonjëherë, e kalon Vjosa Osmanin

Konjufca i dyti më i votuari ndonjëherë, e kalon Vjosa Osmanin

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, e ka thyer rekordin e Vjosa Osmanit e cila në zgjedhjet e vitit 2021 ishte bërë njeriu më i votuar në Kosovë duke i marrë 300 mijë e 788 vota.

Tani, Konjufca, ende pa u përfunduar numërimi i tërësishëm i votave, ka 302 e 504 vota.

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, është personi më i votuar ndonjëherë në Kosovë dhe në zgjedhjet e këtij viti ka thyer rekord të ri duke marrë 385 mijë e 447 vota.

Lëvizja Vetëvendosje është partia fituese e dalë nga zgjedhjet e 28 dhjetorit me 466.645 vota apo 50.65 për qind, ende pa u përfunduar numërimi i tërësishëm i votave me postë, atyre me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta.

Partia Demokratike e Kosovës është partia e dytë me 188.268 vota apo 20.43 për qind. Lidhja Demokratike ka marrë 122.885 vota apo 13.34 për qind, ndërkaq Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë 20.908 vota apo 5.53 për qind.

Nisma Socialdemokrate e Fatmir Limajt nuk e ka kaluar pragun.

Related Articles