Konjufca i njofton delegacionin e Komisionit të Venecias për objektivat e legjislativit të këtij mandati

Konjufca i njofton  delegacionin e Komisionit të Venecias për objektivat e legjislativit të këtij mandati

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka takuar delegacionin e Komisionit të Venecias, ku i ka njoftuar se prioritet për legjislativin kosovar në këtë mandate është Projektligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë.

“Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, i shoqëruar nga deputeti Adnan Rrustemi dhe këshilltarët, ka pritur sot në takim përfaqësues nga Komisioni i Venecias në përbërje Dan Meridor, James Hamilton dhe Michael Janssen, si dhe zëvendës shefin e Zyrës së Këshillit të Evropës në Kosovë, Tankut Soykan”, njoftoi Kuvendi i Kosovës.

Gjithashtu Konjufca e njoftoi delegacionin venecian se si organi më i lartë legjislativ i vendit, ka rol shumë të rëndësishëm në miratimin e kornizës ligjore dhe kontrollin e zbatimit të legjislacionit në fuqi.

“Kreu i Kuvendit falënderoi Komisionin e Venecias për bashkëpunimin me Republikën e Kosovës dhe vlerësoi rolin e këtij Komisioni në ofrimin e opinioneve dhe rekomandimeve në lidhje me çështjet ligjore që trajtohen në institucionet e vendit tonë”, përfundoi njoftimi.

Related Articles