Konjufca: Isa Boletini dhe Ismail Qemali ishin të pandashëm, të jemi edhe ne

Konjufca: Isa Boletini dhe Ismail Qemali ishin të pandashëm, të jemi edhe ne

Kryeparlamentari Glauk Konjufca, së bashku me anëtarë tjerë të kabinetit qeveritar kanë bërë homazhe pranë memorialit “Heroinat”.

Homazhe po ashtu kanë bërë edhe tek shtatorja e Skënderbeut në Prishtinë.

Konjufca me këtë rast tha se është e nevojshme që shqiptarët të jenë të bashkuar sikur që ishin të pandashëm Isa Boletini dhe Ismail Qemaili.   

“Nga Isa Boletini erdhëm drejt e tek shtatorja e Ismail Qemailit, sepse ata ishin të pandashëm, dhe mendoj se të pandashëm duhet të jemi edhe ne sot, pra ishte mesazhi i tyre, i cili i mbijeton kohës dhe e cila porosi gjithmonë ka qenë frymëzim dhe motivim shumë i fuqishëm i gjithë brezave që kanë punuar për pavarësinë e dy shteteve tona, pastaj edhe për çlirimin e Kosovës, përmes luftës sonë të lavdishme çlirimtare. Bëmë nderimet tona edhe tek memoriali Heroinat, të mos i harrojmë gratë dhe vajzat të cilat luftuan, por edhe të cilat shumë gra e vajza të mos harrojmë të cilat ishin të dhunuara gjatë luftës, e i mbijetuan dhunimeve më të tmerrshme të pushtuesit serb për të bërë homazhe pastaj edhe tek shtatorja e heroit tonë të madh Zahir Pajaziti, i cili në krye me komandantin, Adem Jashari ishte zemra e vërtetë e UÇK-së”, tha Konjufca.

Related Articles