Konjufca: Janë dy skenarë për krijimin e Qeverisë së re

Konjufca: Janë dy skenarë për krijimin e Qeverisë së re

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka thënë se janë dy skenarë për krijimin e qeverisë së ardhshme.

Sipas tij, njëri skenar është një qeveri deri në zgjedhjen e presidentit, ose është skenari i dytë, sipas tij, një qeveri që është aftë të zgjedh edhe presidentin.

“Mendoj që një qeveri e ardhshme e Kosovës kur krijohet janë dy skenare krejt, e kemi një vi të demarkacionit të saktë mes këtyre dy skenareve. Ose është skenari i një qeverie të shkurtër, e cila qeverisë deri në zgjedhjen e presidentit, ose është skenari i dytë, i krijimit të një qeverie e cila është aftë të zgjedh edhe presidentin, këto janë dy skenare të përgjithshme”.

“Cilin skenar e përqafon Lëvizja Vetëvendosje, nuk mund t’ua them këtë, sepse këtu nuk kam dalur si nënkryetar i VV-së, këtu kam dalur si kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës, kjo është përgjegjësia ime, kjo është detyra ime e fundit, sa i përketë mbledhjes së legjislaturës së tetë që e patëm”, u shpreh ai.

Konjufca gjithashtu u pyet edhe për postin e kryeministrit, se a e lëshon Vetëvendosja atë, por tha se për këtë nuk mund të përgjigjet në cilësinë e kryeparlamentarit.

Related Articles