Konjufca lajmërohet nga Haga, me kë u takua sot e me kë do të takohet nesër

Konjufca lajmërohet nga Haga, me kë u takua sot e me kë do të takohet nesër

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca dje ka udhëtuar për në Hagë për t’i takuar ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin, shkruan Gazeta Enigma.

Shefi i kabinetit të tij, Ilir Kërçeli, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ka njoftuar se kryeparlamentari Konjufca sot është takuar me ish-kryeparlamentarin Jakup Krasniqi dhe me Pjetër Shalën, ndërsa pas drekës do të takohen me Rexhep Selimin.

“Sot bashkë me kryeparlamentarin Konjufca filluam vizitat në Hagë, takuam ish-kryeparlamentarin Jakup Krasniqi e Pjetër Shalën, pas drekës takojmë gjeneral Rexhep Selimin”, ka shkruar ai.

Kërçeli tutje ka njoftuar se “Konjufca nesër takohet me ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli, e poashtu edhe të dënuarit nga shoqata e veteranëve të luftës Hysni Gucati e Nasim Haradinaj”.

“Ne besojmë fuqishëm në pastërtinë e luftës çlirimtare të popullit tonë në krye me UÇK-në. Sikundër jemi të bindur se adresa e krimeve barbare dhe gjenocidit mbi popullin tonë është Serbia agresore, e pandëshkuar deri më tani”, ka shkruar Kërçeli.

“Të bashkuar me njëri tjetrin mbrojmë historinë e vendit tone”, ka përfunduar ai. /Gazeta Enigma/

Related Articles