Kandidati i LVV për deputet, Glauk Konjufca, në një deklaratë për media ka thënë se nëse opozita kish deshtë me mbajt zgjedhje më herët se dhjetori kishi votu për Albulena Haxhiun, dhe na kishin thënë se si keni numrat për Qeveri dhe zgjedhje ishin mbajt në pranverë, raporton Gazeta “Enigma”.
“Logjika politike e thotë që kur të pozicionohesh ose voton diçka qoftë edhe formalisht ose me ndonjë kompromis, ose i refuzon të gjitha për shkak se po kërkon zgjedhje të reja. Nëse ju keni deshtë zgjedhje të reja është deshtë që javën e parë me e votu Albulenën edhe me na thënë se nuk i keni numrat për Qeveri sepse e dimë 100% që nuk i keni edhe kishim shkua në zgjedhje në prill, maj ose qershor ose kur të kishit deshtë ju”, tha Konjufca në “Politiko”.
“Ju as nuk keni votua kryetarin e Parlamentit, kjo ka shkaktuar vonesa, dy Qeveri nuk i votuat e po na thoni neve na keni qua në dhjetor qysh është e munduar kjo?”, ka pyetur ai.
