Konjufca merr pjesë në punimet e Samitit Botëror në Seul

Konjufca merr pjesë në punimet e Samitit Botëror në Seul

Kryetari në detyrë i kuvendit, Glauk Konjufca, po merr pjesë në punimet e Samitit Botëror në Seul të Koresë së Jugut të organizuar nga “Universal Peace Federation”.

Në këtë samit që për aktivitet kryesor e ka themelimin e “Konferencës Ndërparlamentare të Kryetarëve të kuvendit”, ku Kosova bashkë me shumë parlamente u bë bashkëthemeluese e këtij mekanizmi, po marrin pjesë kryetarë parlamentesh nga e gjithë bota.

“Kjo konferencë ndërparlamentare e kryetarëve do të shërbejë si platformë e nivelit të lartë e përkushtuar për të forcuar bashkëpunimin regjional dhe dialogun ndërmjet liderëve të legjislativit në botë”.

“Mision do ta ketë avancimin e parimeve të ndërvarshmërisë, prosperitetit të përbashkët dhe përhapjen e vlerave të përbashkëta përmes diplomacisë parlamentare”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Bëhet e ditur se Konjufca po ashtu mori pjesë edhe në panele të ndryshme diskutimi nga ku paraqiti këndvështrimin e Kosovës kundrejt sfidave që po e ndryshojnë rendin botëror.

Related Articles