Konjufca: Modeli fetar shqiptar vështirë të gjendet diku tjetër

Konjufca: Modeli fetar shqiptar vështirë të gjendet diku tjetër

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, mori pjesë në tryezën “Dialogu ndërfetar sipas modelit shqiptar”, e cila u mbajt sot në Katedralen “Nëna Terezë” në Prishtinë.

Gjatë fjalës së tij Konjufca tha se modeli shqiptar i bashkëjetesës fetare duhet të promovohet në mënyrë akademike dhe organizative, duke qenë se është një nga fenomenet e rralla në shoqëritë e sotme.

“Unë besoj vërtet që ekziston një model origjinal shqiptar i bashkëjetesës fetare, një model i cili është vështirë të gjendet diku tjetër. Historia e gjatë e popullit tonë të përvuajtur tregon se në asnjë moment nuk ka pasur një konflikt i cili ka bazë fetare. Kombi ynë është bartës i katër feve të mëdha monoteiste dhe është vërtet për t’u studiuar se si nuk mund të gjendet asnjë tronditje te populli ynë, i cili është me bazë fetare që rrallë keni parë te popujt tjerë”, tha Konjufca.

Kryekuvendari Konjufca shtoi se ky model duhet të studiohet nga akademikët dhe të shpërndahet nëpër botë për të treguar këtë pasuri që ka populli shqiptar.

Related Articles