Numri dy i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka kaluar me vota edhe kandidatët për kryeministër nga PDK, LDK e AAK. Nga 90 përqind e votave të numëruara, Konjufca ka marrë 199 mijë e 136 vota, duke lënë pas Bedri Hamzën, Lumir Abdixhikun e Ramush Haradinajn.
Sipas rezultateve të KQZ-së, Hamza nga numërimi i deritashëm ka 150 mijë e 294 vota, Abdixhiku 109 mijë e 202 vota, e Haradinaj 37 mijë e 752. Krahasuar me Hamzën ka mbi 48 mijë vota më shumë, krahasuar me Abdixhikun gati 90 mijë vota më shumë, derisa krahasuar me Haradinajn ka 161 mijë më shumë.
Konjufca është shumë afër ta kalojë edhe rezultatin që kishte marrë në zgjedhjet e vitit 2021, ku bashkë me votat e diasporës e ato me kusht kishte marrë 200 mijë e 646 vota, meqënëse rezultatet aktuale janë vetëm nga vendvotimet e rregullta.
Personi më i votuar deri tash në historinë e vendit mbetet Presidentja Vjosa Osmani, e cila në zgjedhjet e vitit 2021 kishte marrë 300 mijë e 756, si bartëse e listës së Vetëvendosjes.