Konjufca në takim me ambasadoren e Finlandës bisedojnë për situatën e pandemisë

Konjufca në takim me ambasadoren e Finlandës bisedojnë për situatën e pandemisë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Pija Stjernvall, ku kjo e fundit I vlerësoi shumë të dobishme marrëdhëniet e deritanishme në mes të dy vendeve.

Në takim u diskutua edhe për ballafaqimin me pandeminë si prioritet kryesor i institucioneve tona shtetërore, si dhe mbështetjen e domosdoshme rreth sigurimit të vaksinave për qytetarët tanë, thuhet në komunikatën për media.

Ndryshe, Stjernvall, ka uruar Konjufcën për detyrën e re në kry të Kuvendit, ndonëse ky i fundit e ka falënderuar ambasadoren për mbështetjen e Finlandës ndaj shtetit të Kosovës, në fusha të ndryshme zhvillimore, si dhe shprehu gatishmërinë për vazhdimin dhe zgjerimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve dypalëshe

Related Articles