Konjufca në takim me Franges: Pasiguria në rajon i ka dy burime – Rusinë dhe Serbinë

Konjufca në takim me Franges: Pasiguria në rajon i ka dy burime – Rusinë dhe Serbinë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, e ka pritur sot në takim të dërguarin e Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor, Anzej Franges, transmeton Gazeta Enigma.

Në këtë takim, Konjufca dhe Franges i shkëmbyen pikëpamjet lidhur me zhvillimet në Kosovë dhe në rajon, veçanërisht në kontekst të sigurisë dhe nevojës për stabilitet.

Konjufca shprehu vlerësimin e tij se sot pasiguria në rajon ka dy burime kryesore, “agresionin rus në Ukrainë dhe mospajtueshmërinë e Serbisë me kufijtë e saj, përkatësisht ambicien për zgjerim territorial”.

U diskutua po ashtu për gjendjen në të cilën ndodhet dialogu Kosovë-Serbi, përkatësisht nevojën që BE-ja të bëjë më shumë që Serbia t’i rikthehet Marrëveshjes së Brukselit si korniza bazë për normalizimin e raporteve mes dy shteteve.

“Z. Frangeš shprehu qëndrimin e tij se Sllovenia, por edhe BE-ja duhet të njohin më shumë perspektivën se si palët, përkatësisht ajo e Kosovës, i shohin gjërat në mënyrë që kjo të reflektojë edhe në qasjen më adekuate të faktorit ndërkombëtar kundrejt zhvillimeve në raportet mes Kosovës dhe Serbisë, por edhe zhvillimeve politike në përgjithësi në rajonin tonë”, thuhet në njoftim nga Zyra e Kuvendit. /Gazeta Enigma

Related Articles