Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka ngushëlluar familjen Berisha, për vdekjen e artistes dhe regjisores së njohur, Burbuqe Berisha.
Konjufca tha se ndarja e hershme nga jeta e Burbuqes do të lë “zbrazëti të pakompensueshme në artin teatral dhe kinematografinë e Kosovës”.
Në telegramin e ngushëllimit thuhet:
“E nderuar familje Berisha,
Me pikëllim të thellë mora lajmin për vdekjen e familjares tuaj, punëtores së dalluar të artit e të kulturës dhe regjisores së njohur, Burbuqe Berisha.
Ndarja e hershme nga jeta e Burbuqes do të lë zbrazëti të pakompensueshme në artin teatral dhe kinematografinë e Kosovës.
Ndërsa, puna e palodhshme dhe trashëgimia e saj artistike do të mbeten frymëzim dhe shembull për brezat e ardhshëm.
Bashkëndjejmë dhimbjen e madhe me familjen, miqtë, bashkëpunëtorët dhe mbarë komunitetin artistik.
Në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, ju lutem pranoni ngushëllimet më të sinqerta.
U prehtë në paqe!”.
Kujtojmë se regjisorja, Berbuqe Berisha, të enjten, u nda nga jeta në moshën 51 vjeçare./Gazeta “Enigma”/