Konjufca ofron dy mundësi për Komisionin Hetimor

Konjufca ofron dy mundësi për Komisionin Hetimor

Kryetari i Kuvendit të Kosovë, Glauk Konjufca, në seancën e sotme të Kuvedit, pas debatit për themelimin e Komisionit Hetimor të kërkuar nga opozita, ku tha se nuk i kupton arsyet e mungesës se pse opozita mungoi ë mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit ku u caktuar seanca e re parlamentare, raporton Gazeta Enigma.

Sipas tij seanca e sotme është e re dhe jo vazhdim i seancës së kaluar parlamentare.

“Ajo pika për të cilën ju e keni ngritur mocioni dhe që nuk ka kaluar në herën e parë por herën e dytë u bë pjesë e seancës së kaluar parlamentare. E patëm procesin e votimit dhe ajo mbeti për t’u shqyrtuar në një seancë tjetër, kurdo që pajtohemi për të vazhduar dhe nuk e di arsyen pse të gjitha grupet opozitare nuk morën pjesë në mbledhjen e kaluar të Kryesisë, por ne nuk e vendosëm për vazhdim të seancës, por për seancë të re, pikërisht për arsyen se ju nuk ishit aty. Kjo ka qenë arsyeja kryesore”, tha Konjufca.

Kryeparlamentari Konjufca u shpreh se janë dy mundës sa i përket seancës së sotme.

“Sa i përket kësaj ne i kemi dy mundësi, që të vazhdojmë me këtë seancë apo ta ndërpritet kjo seancë. Mua po më duket e paarsyeshme që të ndërpritet kjo seancë. Unë konsiderojë se kjo seancë mund të dështojë vetëm nëse nuk ka kuorum, e përndryshe nëse ju jeni këtu, deputetët janë këtu e kemi kuorumin e vazhdueshëm dhe seanca vazhdon”, vazhdoi tutje Konjufca.

Ndërkohë që e paralajmëroi opozitën se Komisioni Hetimor Parlamentar për krizën në energji nuk mund të kalojë pa vendim të Kuvendit.

“Megjithatë unë insistojë që Komisioni Hetimor Parlamentar nuk mund të kalojë pa vendim të seancës. Është shumë përtej ligjit dhe rregullores për hetim parlamentar”, përfundoi ai./ GazetaEnigma

Related Articles