Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë ka shpallur të shtunën rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.
Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka dalë fituese me mbi 390 mijë vota ose 42.30% të votave.
Pas saj renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me mbi 190 mijë apo 20.95%, ndërsa e treta është Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me mbi 170 mijë vota apo 18.27%.
Koalicioni mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nismës Socialdemokrate është radhitur në vendin e katërt me mbi 66 mijë vota, apo 7.06%.
Kush janë kandidatët më të votuar?
Sipas rezultateve përfundimtare, dhjetë kandidatët më të votuar nga të gjitha partitë janë:
1️. Albin Kurti (LVV) – 337.791 vota
2️. Glauk Konjufca (LVV) – 264.407 vota
3️. Bedri Hamza (PDK) – 173.526 vota
4️. Lumir Abdixhiku (LDK) – 146.401 vota
5️. Faton Peci (LVV) – 133.987 vota
6️. Hekuran Murati (LVV) – 131.323 vota
7️. Albulena Haxhiu (LVV) – 125.722 vota
8️. Xhelal Sveçla (LVV) – 122.407 vota
9️. Donika Gërvalla-Schëarz (LVV) – 113.239 vota
10. Memli Krasniqi (PDK) – 98.415 vota
Kujtojmë subjektet politike dhe kandidatët mund të paraqesin ankesat e tyre lidhur me këto rezultate.
Sipas ligjeve në fuqi, fillimisht ankesat mund të paraqiten në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, dhe në rast se ky institucion hedhë poshtë ndonjë ankesë, pala e pakënaqur mund të ankohet në Gjykatën Supreme.
Por, edhe nëse Supremja i hedh poshtë këto ankesa, atëherë i hapen rrugët KQZ për certifikim, por nëse ndonjë ankesë shqyrtohet nga Supremja, atëherë procesi mund të vonohet.