Sikurse Presidentja Vjosa Osmani, edhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca është i informuar për propozimin franko-gjerman. Të dy janë këshilluar nga aleatët për konfidencialitet maksimal për këtë temë, por Konjufca zbuloi një detaj interesant për T7.
Ky është më i hapur për komente rreth kritikave të Departamentit të Shtetit ndaj Qeverisë së Kosovës, lidhur me zbatimin e vendimit për targat.
Sipas kryetarit të Kuvendit, miqtë ndërkombëtarë po binden se situata është nën kontroll, pavarësisht se e përsëritën disa herë se janë të zhgënjyer nga ekzekutivi në Prishtinë.
Nëpërmjet një komunikate për media, Lista Serbe paralajmëroi kryeministrin Albin Kurti se pas gjobës së parë që do jepet për targat, do përballet me rezistencë të ashpër.
Ndonëse s’beson në një gjë të tillë, Glauk Konjufca e ka një thirrje për institucionet e vendit.
Nga mesnata ka filluar masa e qortimit të ngasësve të makinave me targat të konsideruara ilegale nga qeveria e Kosovës.
VIDEO: