Kryeparlamentari, Glauk Konjufca i ka bërë deputetët të qeshin edhe gjatë seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës.
Kur bashkëpartiakja e tij, deputetja Fitore Pacolli e kërkoi fjalën, Konjufca iu kthye duke e pyetur nëse është kamera e fshehtë.
“Fitore a është kamera e fshehtë, a përnime po ma kërkon fjalën?”, tha Konjufca, duke bërë që të shpërthejnë të qeshurat në Kuvend.