Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca sot do ta presë në takim apostolikun e Vatikanit, imzot Jean-Marie Speich.
Takimi mes tyre do të mbahet në kabinetin e kryetarit në ora 12.
Jean-Marie Speich është prelat francez i Kishës Katolike, i cili ka punuar në shërbimin diplomatik të Selisë së Shenjtë që nga viti 1986. Ai është kryepeshkop që nga viti 2013 dhe delegat apostolik në Kosovë që nga marsi 2019.\GazetaEnigma\