Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca në Ditën Ndërkombëtare të Përdoruesve të Karrocës, ka takuar drejtuesit e shoqatës së personave me aftësi të kufizuara HANDIKOS.
Drejtori i shoqatës, Afrim Maliqi, foli në lidhje me aktivitetet e tyre, sfidat me të cilat përballen dhe pozitën sociale të personave me aftësi të kufizuara, duke kërkuar më shumë përkrahje institucionale për këtë kategori të shoqërisë sonë, thuhet në deklaratën e Kuvendit.
Konjufca ritheksoi nevojën që institucionet qendrore dhe ato lokale, por edhe shoqëria jonë në përgjithësi, të rrisin kujdesin dhe investimet në krijimin e kushteve sa më të përshtatshme për personat me aftësi të kufizuara. Ai njëherësh shprehu mbështetje për t’iu siguruar atyre mundësi të barabarta dhe jetë sa më të dinjitetshme.