Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, është takuar me ministren për Evropë dhe Punë të Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka.
Në takimin, siç njoftohet përmes një komunikate për media, është diskutuar për zhvillimet aktuale politike, për thellimin e bashkëpunimit dhe koordinimin e aktiviteteve ndërinstitucionale.
Komunikata e plotë:
Kryetari Glauk Konjufca priti në takim ministren për Evropë dhe Punë të Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në takim ministren për Evropë dhe Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Olta Xhaçka.
Në këtë takim u diskutua për zhvillimet aktuale politike, për thellimin e bashkëpunimit dhe koordinimin e aktiviteteve ndërinstitucionale për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në organizatat ndërkombëtare, si dhe për agresionin rus në Ukrainë.
Kryetari Konjufca e uroi ministren Xhaçka për festat e nëntorit.
Ministrja Xhaçka e falënderoi kryeparlamentarin Konjufca për pritjen, duke premtuar mbështetje për integrimin euro-atlantik të Kosovës.