Kryetari i Kuvendit, Glau Konjufca ka takuar Ministrin e Brendshëm të Izraelit, Moshe Arbel.
Gjatë këtij takimi është bërë e ditur se janë diskutuar çështje të rëndësishme të interesit të përbashkët si dhe mundësitë për t’i forcuar edhe më tej raportet mes dy vendeve.
“Kryetari Konjufca e falënderoi ministrin izraelit, Moshe Arbel, për punën e bërë për të arritur deri te heqja e vizave nga shteti i Izraelit, për qytetarët e Republikës së Kosovës. Palët vlerësuan se kjo gjë përbën një hap shumë domethënës në zhvillimin e raporteve mes dy shteteve, si dhe është një mundësi shumë e mirë për të rritur shkëmbimet e dyanshme, ku qytetarët e dy vendeve tona do të jenë ata që do të përfitojnë më së shumti”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq edhe ministri i Izraelit falënderoi Konjufcën për pritjen, derisa u shpreh i gatshëm për të bërë sa më shumë hapa për rritje të bashkëpunimit në interesat e përbashkëta të vendeve. /Gazeta Enigma