Konjufca uron Krishtlindjen Ortodokse: Të mbizotërojë mirësia e toleranca

Konjufca uron Krishtlindjen Ortodokse: Të mbizotërojë mirësia e toleranca

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca u ka ururar Krishtlindjen Ortodokse të gjithë qytetarëve të këtij besimi.

“Në frymën e kësaj feste të shpresës, harmonisë dhe paqes, uroj që sot e gjithmonë të mbizotërojë mirësia, toleranca, solidariteti dhe përkushtimi ndaj më të mirës për njëri-tjetrin dhe për shoqërinë tone”, shkroi Konjufca në një postim në Facebook.

“Kjo ditë e shënuar e Krishtlindjes Ortodokse të kalendarit Julian, uroj t’i gjejë ata që e festojnë me shëndet, begati dhe përmbushje shpirtërore, me mesazhet më të mira e më të ngrohta të dashurisë dhe paqes”, u shpreh tutje ai.

Related Articles