Konjufca vendos për dy orë pauzë pas rrahjes në Kuvend

Konjufca vendos për dy orë pauzë pas rrahjes në Kuvend

Kuvendi i Kosovës ka shkuar në dy pauzë, pasi përplasjes fizike mes deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës dhe anëtarëve të kabinetit të Qeverisë.

Kryekuvendari Glauk Konjufca tha se përdorimi i dhunës në Kuvend është i dënueshëm dhe i papranueshëm, ndërsa shtoi se “nëse ka pasur sulm fizik do të trajtohet nga ligji”.

“Prandaj, konsideroj se për shkak të kësaj rrëmuje që krijua qëllimshëm, gjithë ajo që është përgjegjësi, nëse ka pasur sulm fizik, do të trajtohet nga ligji. Ajo është pjesë që s’na takon neve. Do të shqyrtohet me profesionalizëm. Sa i përket mundësisë për të vazhduar seanca, s’po shoh kushte”, deklaroi Konjufca.

Ai shtoi se pas dy orësh do të kthehen për të shqyrtuar se në çfarë mënyrë do të vazhdojë seanca.

Related Articles