Një kamion i ngarkuar me mish të bardhë me qëllim kontrabandimin e tij në Kosovë, është futur në një përrua në Leposaviq ndërsa shoferi ka ikur nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur.
Policia ka njoftuar se brenda në kamion kanë qenë të ngarkuara rreth 4 tonë mish.
“Një kamion me targa te Serbisë me drejtues NN ka devijuar rrugën dhe ka hyrë në një përrua. Në kamion kishte të ngarkuara rreth 4 tonë mish të bardhë, kurse personi i dyshimtë është larguar në drejtim të pa njohur. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti cilësohet ‘kontrabandë me mallra’.
Njësitet policore relevante në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, janë duke u marrë me rastin.