Kontrabandim njerëzish: Prokuroria kërkon paraburgim për të miturin

Kontrabandim njerëzish: Prokuroria kërkon paraburgim për të miturin

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për të Mitur, ka njoftuar se ka kërkuar nga Gjykata Themelore e këtij qyteti, caktimin e masës së paraburgimit ndaj të miturit për kontrabandimin e pesë personave me shtetësi kineze.

Në njoftim bëhet e ditur se sipas kërkesës së parashtruar nga Prokuroria,  ekziston dyshimi i bazuar se me 21 tetor rreth orës 20:20, në fshatin Seqishtë, komuna Hani i Elezit, saktësisht tek vendi i quajtur Parku memorial “Bllaca 99”, i mituri me qëllim të kontrabandimit me emigrantë, ka organizuar kalimin e jashtëligjshëm të emigrantëve me shtetësi kineze, duke kaluar vijën kufitare Kosovë-Maqedoni e Veriut, në atë mënyrë që, i mituri fillimisht ishte takuar dhe kishte komunikuar me personat në fjalë në shtetin e Republikës së Serbisë, dhe kishin bërë marrëveshje që për secilin person të marrë pagesë në vlerë prej 20 euro.

Tutje, bëhet e ditur se më pas i merr personat në fjalë nga shteti i Serbisë hyjnë në shtetin e Kosovës, ku i mituri siguron një automjet, ku e drejton një person deri më tani i panjohur, dhe i fusin në veturë që të gjithë, e më pas të njëjtit i dërgon në drejtim të shtetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, saktësisht tek vija kufitare Kosovë-Maqedoni Veriore, ku aty nga njësiti patrullues kufitar janë vërejtur dhe kanë arritur të ndalojnë që të gjithë dhe t’i shoqërojnë në stacionin policor kufitar rajoni Lindje-Kaçanik, ku i mituri edhe është arrestuar, me këtë kishte për të kryer veprën penale “Kontrabandim me migrantë”.

I mituri që nga data 21 tetor, me vendim të Prokurorit të Shtetit gjenden nën masën e ndalimit 24-orësh për veprën penale të lartcekur.

Related Articles