Një person në Debëlldeh të Vitisë është ndaluar për kontrabandë të 22 krerëve të gjedheve nga Maqedonia e Veriut.
Policia e Kosovës në raportin 24 orësh njofton se i dyshuari është liruar, ndërsa gjedhet i janë konfiskuar dhe i janë dorëzuar doganës
“Fsh.Debëlldeh, Viti 31.10.2025-08:45. Është ndaluar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nga Maqedonia e Veriut ka kontrabanduar 22 krerë gjedhe. Lidhur me rastin janë njoftuar inspektoret e AVUK-ut dhe prokurori. I dyshuari lirohet ndërsa gjedhet janë konfiskuar dhe dorëzuar doganës”, njofton PK.
