Kontrabandoi rreth 800 kilogramë duhan, arrestohet

Kontrabandoi rreth 800 kilogramë duhan, arrestohet

Një person është arrestuar në fshatin Zhegër, pasi i dyshohet se po transportonte rreth 800 kilogramë duhan.

Policia ka njoftuar se duhani dyshohet se ishte kontrabanduar përmes rrugëve ilegale nga Maqedonia e Veriut.

“Është ndaluar një kombi me ngasës mashkull  kosovar i cili ishte duke transportuar duhan të pa përpunuar rreth 800 kg të cilin dyshohet se e ka kontrabanduar përmes rrugëve ilegale nga Maqedonia e Veriut. Malli dhe kombi janë sekuestruar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Related Articles