Njësitet policore sot kanë realizuar një aksion kundër kontrabandës në fshatin Ranillug të Gjilanit, ku është ndaluar një automjet i ngarkuar me mallra të dyshuara si të kontrabanduara.
Sipas burimeve të IndeksOnline, vetura Volvo me targa vendore dyshohej se transportonte mallra të ardhura nga Serbia përmes rrugëve ilegale.
Automjeti drejtohej nga një serb nga fshati Gushtericë i Graçanicës.
Gjatë kontrollit, në veturë janë gjetur pako me ëmbëlsira, të importuara nga Serbia pa dokumentacion përcjellës.
Burimet sqarojnë se vlera e mallrave të kontrabanduara kap shumën mbi 2,000 euro, pa përfshirë shmangiet tatimore dhe taksat doganore.
Rasti është duke u hetuar.
