Kontrabanduan shtetas të huaj për 100-300 euro, aktakuzë ndaj 4 personave

Kontrabanduan shtetas të huaj për 100-300 euro, aktakuzë ndaj 4 personave

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë kundër katër personave për pjesëmarrje ose organizim të grupit kriminal të organizuar dhe kontrabandim me migrantë.

Sipas aktakuzës, të pandehurit kanë marrë pjesë aktive në veprimtari të kundërligjshme të kontrabandimit të migrantëve, të cilët vinin përmes Shqipërisë nga shtetet të ndryshme si Bangladeshi, Pakistani, Siria dhe vende të tjera, me destinacion shtetet e tjera të Evropës.

“Të pandehurit A.K., F.L., V.P., B.C, në bashkëkryerje me persona të paidenfikuar, akzuohen se nga muaji janar i vitit 2023 deri në shtator të po atij viti kanë vepruar si grup i organizuar kriminal, me qëllim përfitimi të kundërligjshëm, duke kontrabanduar shtetas të huaj në territorin e Republikën së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Sipas PRSK-së, të pandehurit i kryenin veprimet në këmbim të shumave monetare prej 100 deri në 300 euro për person. 

Related Articles